Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Derbi ‘Tirana-Partizani’, policia publikon masat e marra! Rrugët që bllokohen

16:32 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana partizani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të nesërmen në orën 18:30 Tirana dhe Partizani përballen në Air Albania në ndeshjen kyç për titullin kampion të Kategorisë Superiore. Lidhur me këtë ndeshje që pritet me mjaft entuziazëm nga fansat e shumtë të të dyja skuadrave, policia ka njoftuar masat e marra.

Përveç një perimetri sigurie në stadium, duke nisur nga ora 16:00, për të shmangur rrëmujat e mundshme që mund të krijohen, policia ka njoftuar bllokimin e disa rrugëve ku mund të lëvizin tifozët e dy skuadrave.

Rrugët të cilët do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundimin e ndeshjes ‘derbi’:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar” pas Presidencës rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, rruga “Papa “Gjon Pali” – stadiumi.

Në hyrje të stadiumit tifozët do të kontrollohen për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Ndërkohë personat pa kartë identiteti dhe ata nën moshën 16 vjeç, nuk do lejohen të hyjnë në stadium pa praninë e prindit.

Po ashtu nuk do t’u lejohet hyrja në stadium tifozëve të përcaktuar si problematikë nga ana e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.