Pas një muaji pushim për shkak të fushatës elektorale, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit. Në seancën e kësaj të enjteje që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna. Por priten debate nga opozita e cila humbi në mënyrë drastike në këto zgjedhje dhe që akuzojnë për vjedhje dhe manipulim të votës.

