Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Tiranës, dokumentacioni që duhet dorëzuar

08:25 / May 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cerdhe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen e aplikimeve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës.

Aplikimet do të jenë të hapura pranë çdo çerdheje në datat 5-9 qershor, nga ora 09:00-14:00. Prindërit duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm të përcaktuara sipas kategorive.

Dokumentacioni mund të shkarkohet nga portali zyrtar e-albania me kodin personal të kartës së identitetit ose të dorëzojnë fotokopjen e kartës pranë komisionit dhe të plotësojnë deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale.

-Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:
Kriteret dhe dokumentacioni i duhur, për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë, të cilat i janë referuar kategorive vulnerabël sipas VKB-së Nr.158, datë 26.12.2019″Për miratimin sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”
Dokumentacioni i duhur për secilën nga kategoritë:

  1. Fëmijë me statusin e jetimit
  • Libreza e statusit të jetimit të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare
  1. Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit
  • Libreza e statusit të kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale e fëmijës dhe familjare
  1. Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor
  • Raporti mjeko-ligjor i fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
  1. Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor
  • Raporti mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës – Certifikata personale dhe familjare e fëmijës
  1. Fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor
  1. Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania
  1. Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i rëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim page i kujdestarit ligjor i cili duhet të jetë në/nën minimale të pagës në Republikën e Shqipërisë (30 000 lek) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania
  1. Fëmijë të familjeve të pakicës rome dhe egjiptiane, sipas vërtetimit përkatës të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi ku përcaktohet se familja është pjesë e këtyre pakicave
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim të lëshuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre ose vetdeklarimi
  1. Fëmijët e vendosur në kujdestari nga familjet kujdestare, sipas legjislacionit në fuqi, vërtetuar me dokumentacionin përkatës
  • Certifikata personale dhe familjare e fëmijës – Vendimi i gjykatës për dhënien e kujdestarisë
  1. KRITERET DHE DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR KATEGORITË E TJERA:
  • Certifikatë personale dhe familjare e fëmijës – Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve) – Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për Individin nga portali zyrtar e-albania
WhatsApp Image 2023 05 18 at 08.12.55
WhatsApp Image 2023 05 18 at 08.13.00
WhatsApp Image 2023 05 18 at 08.13.07
WhatsApp Image 2023 05 18 at 08.13.12

çerdhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.