Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe thirrje tregtarëve: Ulni çmimet! Lufta mbaroi, është grabitje e pastër

15:04 / May 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka vënë në pah abuzimet e tregtarëve me çmimet. Thirrja e tij ka qenë e thjeshtë, ulni çmimet, kjo sepse sipas tij, tashmë nuk ka asnjë justifikim.

Lufta ka mbaruar, euro e dollari kanë rënë, thotë Braçe, e për pasojë sipas tij, duhet të bien edhe çmimet. Mirëpo në kushtet kur kjo nuk ka ndodhur, socialisti flet për abuzim, e ndërsa shton se edhe rritja e pagave dhe pensioneve që qeveria ka bërë nuk “hyn në sy” për shkak të çmimeve shumë të larta.

“Uuuulniiiiiii cmiiiiiimeeeeeet! Boooooooll rrooopet njerëzit! Kur një vit më parë rritët rrufeshëm çmimet e produkteve të fabrikuara e të importuara, thatë lufta, nafta, euro, dollari etj etj! Një vit më pas; Tregjet janë ekuilibruar nga efekti i menjëhershëm i luftës, boshllëku në treg krijuar prej saj, çmimi i naftës ka rënë në nivelin e para luftës, euro ka rënë gjithashtu, dollari edhe më shumë;

Pra, çdo element që ndikonte në çmime ka pësuar rënie të fortë! Tregtarë, po ju pse nuk i ulni çmimet e produkteve të fabrikuara? Pseeeee? Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni? Çmimi i grurit ka rënë, çmimi i misrit ka rënë, çmimi i thekrës ka rënë; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi.

Po ju tregtarët e perimeve e frutave çfare po bëni? Në tregun e Lushnjës po i rripni bujqit prodhues të domates me çmimin banal 30 lekë; po ky çmimi në Tiranë 150 lekë çfarë është? Pesë here më shumë!!! A jeni në terezi?! Sado të rrisim rrogat e pensionet ne, këto çmime grabisin çdo rritje! Është grabitje e pastër mbi njerëz në nevojë me së shumti! Jepini fund” , shkruan deputeti.

erion braçe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.