Gjenerali amerikan Micheal Wickman ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë. Ai tha se këto mundësi dhe partneriteti i Shqipërisë me Amerikën janë të shkëlqyera për të promovuar paqen në vend.
“Në emër të gjeneralit Williams, jam i nderuar që kthehem për stërvitjen defender që organizohet nga partneri dhe miku ynë Shqipëria. Shqipëria ka angazhuar trupa për Avganistan, Kosovë, Bosnje dhe Irak. Vitin e shkuar Shqipëria mirëpriti prezencën amerikane në vend, së fundmi kjo stërvitje ofron mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë për të promovuar vlerat e vendit. Mezi presim që të vazhdojmë angazhimin me Shqipërinë në të ardhmen për paqen dhe sigurinë duke na bërë më të sigurt të gjithë ne”,-tha gjenerali. Michael D. Wickman.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë. Vendi ynë mirëpret eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
