“Demat e kuq” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit.
Edhe pse ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh, të besuarit e Bledar Devollit e gjetën forcën për të reaguar. Golat e takimit mbajnë firmat e Mensah dhe Julian Shehut. Dalja me karton të kuq e Lum Rexhepit i uli marshin ofensivës së të kuqve që menduan vetëm për të ruajtur rezultatin.
Me këtë barazim, Partizani qëndron +13 nga Kukësi, që në orën 19:00 sfidon Tiranën në “Selman Stërmasi”. Laçi është rikthyer te fitorja pas dy javësh thatësirë. Kurbinasit kaluan minimalisht 1-0 Skënderbeun. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ndriqim Shtubina në minutën e 30-të.
Kjo fitore i ngjit bardhezinjtë në vendin e katërt në klasifikim, një pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të 5-të. Korçarët numërojnë 43 pikë, aq sa Teuta që merr 3 pikët në tavolinë pas fitores ndaj Kamzës dhe shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e katërt.
