Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Cilat janë arsyet pse vazhdimisht keni dridhje duarsh?

19:59 / May 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hand Shake Tremor 1200x628 Facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tremor qendror (ET)

Nga të gjitha arsyet e dridhjes të duarve, kjo është më e zakonshmja. Është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit nervor. Ajo zakonisht fillon tek duart dhe mund të përhapet edhe në krahë, kokë, zë, ose edhe në pjesë të tjera të trupit. Tremori qendror është i ndryshëm sepse prek duart kur janë duke lëvizur.

Ndërsa format e tjera të tremorit (dridhjes së duarve) ndodhin kur nuk jeni duke lëvizur. Ajo mund të shkaktohet nga një ndryshim në gjene (mjeku mund ta quajë mutacion), që do të thotë, nëse një nga prindërit e tuaj ka tremor, edhe ju mund të vuani nga i njëjti problem gjithashtu.

Disa raste shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit dhe toksinat në ambient. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këtë lidhje. Mosha është një tjetër faktor rrezikues.

Edhe pse kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, njerëzit mbi 40 vjeç janë më të rrezikuar. Prandaj gjasat rriten më shumë me kalimin e moshës.

Stresi, lodhja dhe teprimi me kafeinën mund ta përkeqësojnë gjithashtu dridhjen e duarve. Në këtë pikë e keni vështirë të hani, pini, shkruani apo të kryeni veprime të tjera me duar.

Sëmundja e Parkinsonit 

Dridhja e duarve është një ndër shenjat e para të sëmundjes së parkinsonit, që prek 10 milionë njerëz në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje fillojnë të dridhen, megjithatë shumica e tyre në fazat e para të sëmundjes kanë disa lëvizje të pavullnetshme të duarve, këmbëve ose edhe një gishti të vetëm.

Në pjesën më të madhe të rasteve, tremori prek vetëm njërën anë të trupit. Dhe shpesh shfaqet kur relaksoni muskujt. Jo më kot quhet tremor çlodhës. Sapo të lëvizni fillon të pushojë dridhja.

Dridhjet e duarve nuk do të thonë gjithmonë se jeni të sëmurë. Ndonjëherë dridhja e duarve ndodh si reagim i trupit ndaj diçkaje.

Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Shkaktarët më të zakonshëm janë mjekimet që bllokojnë një substancë kimike në tru që quhet dopaminë. Ajo kalon informacionin nga një pjesë e trurit në tjetrën. Në këtë rast do të ndalohen dridhjet e duarve kur ndaloni së përdoruri këto ilaçe.

Mungesa e vitaminës B12

Pa këtë vitaminë sistemi nervor nuk funksion siç duhet. Mund ta gjeni këtë vitaminë tek mishi, peshkut, vezët dhe produktet e qumështit.

Stresi

Shqetësimet financiare, problemet në çift dhe shqetësimet shëndetësore janë të lidhura drejtpërdrejt me stresin, ky i fundit mund të përkeqësojë dridhjen e duarve. Nervozizmi, uria ose mungesa e gjumit gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje të duarve, që quhet ndryshe tremor psikologjik.

dridhje duar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.