Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Majko ‘provokon’ Dumanin për BKH-në

12:22 / May 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majko dumani 750x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist, Pandeli Majko, e ka pyetur drejtuesin e SPAK për marrëdhënien me drejtuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetshme midis drejtuesve të SPAK dhe të BKH-së. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është e vërtetë? Nuk na intereson, nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por Çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?”, pyeti Majko.

Dumani e mohoi një gjë të tillë dhe nënvizoi se prokurorët e SPAK kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pune.

“Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U tha nga ju… për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP. Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar. Ne kemi bërë një diskutim. Kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH. Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute, hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, tha kreu i SPAK, Altin Dumani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.