Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vrau për hakmarrje Arian Gosën, gjykata lë në burg Habib Rexhën

11:30 / May 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Habib Rexha ok 1 360x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Habib Rexhën, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Gosës në Kavajë. Ndërkohë shoku i tij, Ervis Kurti, i cili u akuzuar se ka ndihmuar 31-vjeçarin që të arratisej me makinë nga vendngjarja, është lënë në ‘arrest shtëpie’. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj. Ngjarja ndodhi të dielën e 21 majit në një lokal në Kavajë, ku viktima pinte kafe me babain e tij të moshuar.

Rexha ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arian Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës. Rexha ka deklaruar se i ka kërkuar mikut të tij të parkonte pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Gosën me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

“Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, ka thënë ai. Më pas Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe miku i tij e ka lënë diku në dalje të Kavajës. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë.

“Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë”, ka deklaruar ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.