Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

400 garues “bien në dashuri” me Shqipërinë

13:04 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rally albania 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

200 mjete sportive dhe 400 garues, shumica të huaj, tregojnë se ky terreni në Voskopojë është mjaft interesant nga ai që ata kanë provuar më parë në botë, ndërsa ajo që veçojnë është mikpritja e banorëve. Në edicionin e tij të 19-të, Rally Albania, krahas shumë zonave në Shqipëri, ka zbarkuar edhe në fshatin turistik të Voskopojës. Përpos garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është promovimi turistik që i bëhet vendit dhe rritja e ekonomisë lokale.

“Shqipëria është fantastike. Është hera e dytë që vij, me pëlqen shumë dhe gjithmonë kur të mundem do të rikthehem. Kjo garë është shumë e bukur, emocionuese, më pëlqejnë karakteristikat këtu që nuk i gjen shpesh, rrugët këtu janë të vështira, por kjo e bën garën më të bukur”, thotë njëri prej garuesve.

“Vijmë nga Anglia, për të thënë të vërtetën është garë e vështirë, por do të fitojmë. Më ka pëlqyer shumë, sidomos njerëzit, shumë mikpritës”, thotë një pilot anglez. “Vij nga Italia, jemi lodhur, është hera e parë që vij këtu dhe zakonisht jam mësuar në Abu Dabi, nëpër rrugë me asfalt, por ky terreni është dashuri. Shqipëria dhe njerëzit janë më të mirët në botë”, shprehet një tjetër garues.

Julinda Dhame, organizatore e këtij eventi, tregon se përtej garës, një nga qëllimet kryesore të këtij evenimenti është dhe promovimi turistik që i bëhet Shqipërisë dhe rritja ekonomike lokale. Gjithçka në këtë edicion të “Rally Albania” do të finalizohet me një festë të madhe në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në datën 10 qershor.

Rally Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.