Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banori që kallëzoi Dakon: Kemi hapur gjyq, kemi dhënë shpirtin për këto shtëpi. Shkeljet u zbuluan pas tërmetit

15:15 / June 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686225615 banor 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej banorëve që ka bërë kallëzimin ndaj bashkisë dhe ndërtuesit, për pallatin e ndërtuar në vitin 2014 që çoi në pranga, Vangjush Dakon foli për Report Tv. Banori i pallatit, Ramiz Çopa tha për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku se problemet me pallatin dolën në pah pas tërmetit tragjik të nëntorit dhe më pas ata bënë kallëzimin. Ai thotë se nuk duan asgjë tjetër, veçse djersën e tyre. Çopa tregon se pallati ishte projektuar 7 kate dhe më pas ndërtuesi Fiqiri Farruku ka shtuar edhe 4 të tjera dhe s’ka zbatuar planimetrinë e projektit.

“Këtë problem e kemi konstatuar me disa specialist duke pyetur pas tërmetit, duke pyetur. Ky pallat ka pasur shkelje në ndërtim. Ka qenë projektuar për 7 kat, i futën edhe 4 kate shtesë. Tërmeti u bë sebet, por është nga dora e drejtuesit. S’ka zbatuar planimetri të projektit. Çdo gjë në këtë pallat është me shkelje. Depon e ujit se ka vënë aty ku duhet, e ka vënë në anësore, duhej në qendër, ky pallat nuk i përballoi tërmetit se kishte ngarkesë të madhe. Sebeti është bërë për shkak të shkeljes të projektit. Kemi hapur gjyq që të dalë djersa jonë, kemi dhënë shpirtin në këto shtëpi. Kemi sakrifikuar, vjen na thonë ikni. Ky pallat nuk ndërtohet më këtu. U gëzuam kur thar ama gjithë pallate do ndërtohen aty ku janë, po del e kundërta. Këtu po punohet me dy standarde. Ky pallat është i prishur nga tërmeti. Specialistët e bashkisë thanë po deshët që ky pallat të ndërtohet këtu, menjëherë iu pritet bonusi i qerasë. Ne kemi konflikt me ndërtuesit. Dua djersën time. Mezi ikëm nga diktuara”, tha banori për Report Tv.

Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit dhe pas hetimeve që zhvilloi SPAK, ata ranë në pranga për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

pranga Vangjush Dakon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.