Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sot finalja e Champions League, Manchester City dhe Inter përballen në Stamboll

11:17 / June 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manchester City dhe Interi do të përballen këtë të shtunë në Stamboll për finalen e Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA. Është hera e dytë në 3 vjet që City arrin finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t.

“Na duhet të gjejmë një mënyrë për të fituar të parën. Nëse do ta bëjmë këtë ka për të qenë e shkëlqyer për ne lojtarët, klubin dhe tifozët”, tha Kevin De Bruyne.

Në Angli deri më tani është vetëm Manchester United që ka arritur të fitojë tripletën. City shkon në finale me rezultate shumë të mira pasi në 26 ndeshjet e fundit ka humbur vetëm 1 herë. Ndërsa në Europë ka fituar 7 nga 12 sfidat.

“Kisha Messi-n në të shkuarën dhe tani Haaland-in. Ky është suksesi im. Nuk po bëj shaka, kjo është e vërteta”, tha Pep Guardiola.

Interi, nën drejtimin e Jose Mourinho-s, mposhti Barcelonën e Guardiolës në gjysmëfinale për të fituar kështu tripletën e parë në 2010. Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që italianët përballen me City-n.

“Ky është fundi. Champions League është një kompeticion i jashtëzakonshëm. Është një ëndërr, po. Për të arritur rezultate duhet të keni proporcionin e duhur të fiksimit dhe dëshirës”, tha Pep Guardiola.

Citizens janë favoritë përballë italianëve, të cilët përfunduan të tretë në Seria A këtë sezon dhe që fituan Kupën e Italisë për të dytin sezon radhazi.

Megjithatë, Interi nuk duhet nënvlerësuar. Ata kanë mbajtur 8 ndeshje nga 12 gjithsej me portë të paprekur pasi edhe portieri Andre Onana po kryen një performancë të jashtëzakonshme.

Skuadra e Simone Inzaghi-t ka gjithashtu një sulm që nuk duhet nënvlerësuar. Lautaro Martinez ka 28 gola dhe 11 asiste në 58 ndeshje. Italianët kanë në skuadër edhe Edin Dzeko-n dhe Romelu Lukaku-n.

“Është ndeshja ime më e rëndësishme, besoj edhe për lojtarët njësoj sepse kemi lojtarë si Dzeko dhe Onana që kanë luajtur në gjysmëfinale. Shpaguhen të gjitha përpjekjet tona në këtë vit të gjatë dhe të vështirë”, tha Inzaghi.

Manchester City doli e para në fazën e grupeve dhe nuk humbi asnjë ndeshje. Ekipi i Guardiolës i fitoi të gjitha ndeshjet në stadiumin ‘Etihad’. Në fazën me eliminim direkt ata mposhtën, Sevilla-n, Leipzig, Bayern Munich dhe në gjysmë finale Real Madrid.

Interi doli e dyta në grupin C pas Bayern Munich, por para Barcelonës. Në fazën me eliminim direkt ata fituan ndaj Portos e Benfikës dhe në gjysmëfinale u takuan me rivalët e Milanit. Dy fitore u dhanë biletën për në finalen e Stambollit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.