Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar sot opozitën se po përdor situatën në Kosovës për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë. Balla theksoi se Shqipëria është gjithnjë pranë interesave të Kosovës, por shtoi ai, nuk duhet harruar roli dhe qëndrimet e NATO-s.
“Shqipëria, gjithnjë pranë interesave të Kosovës. Por mos harroni që jemi vend anëtar i NATO-s. Falë kësaj organizate, u bombardua për afro dy muaj, Beogradi dhe sot kemi Kosovën shtet të lirë, të pavarur”,-tha Balla në fjalën e tij në Kuvend.
Teksa i cilësoi kolegët demokratë si “anti-amerikanë”, Balla theksoi se lirinë Kosova e siguroi me aleatët ndërkombëtarë dhe kjo linjë duhet të vijojë.
