Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kosova po jep shembullin se si duhet të sillen institucionet me mediat

18:45 / June 18, 20235 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ervin Goci/

Duke ndjekur me shumë kujdes zhvillimet në Kosovë, një prej zhvillimeve që më ka interesuar veçanërisht është heqja e liçencës së ‘Klan Kosova’ me arsyen se pronësia shkon pak me thellë seç duket, me titullarë që figurojnë të pakten formalisht me shtetësi serbe.

Ajo që më shqetëson është paprekshmëria e medieve, liria absolute për të kapërcyer lirinë e shprehjes dhe opinionit dhe për të deklamuar fare hapur linja politike që janë kundër interesit shtetëror te Kosovës.

Nuk është dhe aq e lehtë të definohen këto shkelje, e megjithatë fushata anti-qeveri në një kohë të jashtëzakonshme, ku më shumë se karriera politike e Kurtit apo subjektit ‘VV’ luhet integriteti territorial i Kosovës, është më së paku tronditëse dhee  pashpjegueshme racionalisht sipas logjikës së funksionimit të shtetit si një sistem koheziv dhe me aktorët e ndërtimit të opinionit publik.

Pavarësisht se nuk thuhet hapur, çarja është shumë e rëndë dhe pak a shumë qeveria, mëgjithëse jo formalisht, e akuzon median per shërbime informimi në dëm të interesit shtetëror dhe kombëtar.

Nuk është vetem Kosova në këtë shtjellë, do gjeni thuajse të gjithë vendet balltike që kanë marrë masa drakoniane, do ta gjeni në BE, do ta gjeni në Britani ku jane mbyllur te gjitha saliçineskat e mediave të financuara nga Rusia, madje dhe NATO po punon fort për të ruajtur një linjë editoriale mes shteteve të interesuara direkt për sigurinë e tyre që Ukraina të fitojë luftën e vet çlirimtare.

Kjo përplasje mes shtetit dhe mediave, nuk ka lidhje vetëm me elementët e sigurisë, por në fakt ka lidhje me një kornizë shume me të gjerë që ka të bëjë me konsiderimin e dizinformimit si rrezik i lartë për sigurinë e shtetit.

Në thelb kjo është ajo që po ndodh ne Kosove.

Këtu, Liria e Shprehjes ka mbaruar, nuk ka më universalitet kallp vlerash që të bërtasë kush të dojë në eter, le të thonë ç’tju ketë qejfi njerëzit dhe institucionet të jenë aty, formalisht, për ta garantuar këtë të drejtë.

Ah jo! Nuk ka kshu! Kshu jo!

Kështu nuk të lë njeri!

Të shkatërrosh shtetin duke manipuluar opinionin publik, nuk ka asnjë lidhje me Lirinë e Shprehjes, dhe këtë dilemë e kanë zgjidhur pikërisht vendet që kanë luftuar me shume dhe me parimisht per Lirinë e Shprehjes.

Ka rrezik që nëse Liria e Shprehjes lihet te vershoje e lire, ajo mund te permbyte çdo mendim te shëndetshëm, çdo qëndrim të unifikuar te domosdoshem te opinionit publik, çdo te vertete shteterore, duke e lene mendimin ta saturoje amatorizmi dhe ta permbyse vala e zhurmes se turmave te eksituara.

Duke mos e harruar sfondin politik, Kosova po jep një shembull se si duhet te sillen institucionet me mediat, pse llafazenëria dhe diarreja kolektive nuk mund të konsiderohet si E Drejtë e Shprehjes, se si ka kufij, se si ka interesa kombëtare, se si ka pengesa administrative, se si ka kerkesa per transparencë dhe respektim rregullash, te cilat ne raste te jashtezakonshme mund te aplikohen dhe nga institucione ekzekutive.

Po flasim për shtetin qe ka bere hapat me te medha perpara ne garantimin e Lirisë së Shprehjes në dy vitet e fundit sipas raporteve më serioze, sa për kujtesë.

Kur mendoj për Shqipërinë, dhe në çfarë gjendje primitive është informimi, me thënë te drejtvn me vjen zor dhe me studentët se çfarë t’ju marr për shembull, kur u flas për politikat rregullatore europiane sidomos me studentët e Masterit, nuk di ç’tju them per Shqipërinë.

Dhe me e bukura qe e gjithe kjo entropi nuk bie vetem mbi cilesine e informacionit, por me se pari godet pagat dhe integritetin e tyre si gazetare te rinj, ua shkërmoq kockat e njoma, i ben dallaveraxhinj, i mpin fare, ua paralizon shqisën kritike, mbi të gjithë i nxjerr jashtë çdo suaze te deontologjisë profesionale dhe larg çdo racionaliteti, i instrumentalizon, i çmend fare, i diskretiton, dhe disa i kthen dhe gjobaxhinj.

Nuk mund ta them në kete status se si duhet ndëhyre në tregun dhe trupin institucional te mediave ne Shqipëri, po një gjë e di me siguri, që politikat rregullatore, ndërhyrja e shtetit dhe e agjencive publike duhet te jetë imediate dhe me efekte reale të shpejta.

Përndryshe shoqëria shqiptare po shkundet përditë prej terrorit dhe hardcore-it te gënjeshtrave, shantazheve, kokave të lajmit traumatike, dhe përdorimit të hapësirës se informimit si landfill ku mund të hedhesh ç’të duash e ç’të mundesh.

Kemi nevojë urgjente për studime, konstatime dhe për propozime të shpejta, duhet ndërhyrë. Gënjeshtra te traumatizon, të çmend, te diziluzionon, të shastis.

Popujt e mbështjellë me genjeshtra bien, e thyejnë kokën.

Unë nuk e di me siguri nëse qeveria e Kosoves po vepron drejt, por di me siguri qe te adminstruarit e gjendjes se informimit në një shoqeri, ky dimension u përket institucioneve te shtetit, nuk mund ta lëmë informacionin ne duart e gjithfarësojëve.

Dy burime që do sugjeroja për t’u lexuar në lidhje me ndodhitë për të cilat referohem.

Në foto gjeni nje screenshot të artikullit marre nga media “Kosova News”, dhe kopertina e një libri që flet për fatin e popujve të ndërtuar mbi gënjeshtra.

mediat Kosova

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.