Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në kërkim për transportim emigrantësh të paligjshëm, arrestohet shkodrani

14:55 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon puna lokalizuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke transportuar emigrantë, dhe u largua me shpejtësi me automjet, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari i shpallur në kërkim.
Ndalimi i 44-vjeçarit, rezultat i koordinimit të punës me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, shtetasin e shpallur në kërkim K. M., 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Më datë 03.01.2023, 44-vjeçari u konstatua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, shtetasi K. M. ka tentuar të korruptojë efektivët.

Gjithashtu, 44-vjeçari është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Mbyti të atin me tel dhe tentoi të fshihte krimin, Prokuroria e Fierit çon në gjyq Ermalinda Ramën, edhe e ëma nën akuzë

10:34 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.