Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Më efektive se sa botoksi, superushqimet që duhet të përfshini në dietë

14:35 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8E614A46 305F 4A3B AFA8 51A9DAFD6D50 750x394 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ndryshime të vogla në dietën ushqimore mund të jenë po aq efikase sa botoksi. Sipas një prej dermatologeve më të njohura në botë, konsumimi i “superushqimeve” redukton rrudhat, ndihmon hidratimin dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Nëse nuk marrim ushqyesit e duhur, shtresa e sipërme e lëkurës duket e thatë, e irrituar ndërsa shtresa e dytë humbet elasticitetin dhe hidratimin. Kolagjeni dhe acidi hialuronik janë thelbësorë, por trupit i duhen karbohidrate, proteina, vitaminat C, D, E, zink, hekur, selenium dhe bakër për t’i prodhuar. Por mbi të gjitha i duhen yndyrna. Avokadoja, frutat e thata, vaji i ullirit dhe salmoni janë burime të shkëlqyera yndyrnash. Nëse jeni vegjetarianë, merrni suplemente algash me Omega-3.

Çdo vit prodhohen qindra produkte që deklarojnë se përmbajnë kolagjen, proteinën që kujdeset për elasticitetin e lëkurës dhe shëndetin e kyçeve, por ka alternativa më të mira. Suplementet që përmbajnë kolagjen dhe dipeptide janë po aq efektive. Megjithatë, duhet t’i shoqëroni me marrjen e vitaminës A e cila gjendet në mëlçi, skumbri, salmon, gjalpë, djathë, vezë, karota, speca të kuq, patate të ëmbla dhe kajsi ndihmon në rigjenerimin e qelizave.

Për një lëkurë të shëndetshme pavarësisht moshës konsumoni çaj jeshil, arra, salmon dhe manaferra. Për më shumë shkëlqim shtoni perime të gjelbra, proteina, yndyrna dhe drithëra të plota.

Vera e kuqe dhe birra mund të shkaktojnë probleme në lëkurë si rrudhat, fryrje të zonës poshtë syve dhe kapilarë të dukshëm gjaku si pasojë e pranisë së lartë të histaminës. Përzgjidhni pije pa ngjyrë si xhin, vodka dhe tekila për të evituar këtë problem.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.