Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Kujtimi i Erisës do jetojë përherë” / Universiteti mesazh ngushëllimi për studenten që u përplas nga makina

14:53 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erisa Aliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja nga jeta e Erisës, studentës 22 vjeçare e cila humbi jetën në një aksident rrugor ka tronditur pedagogë dhe studentë të universitetit ku ajo studionte.

Erisa Aliaj ndërroi jetë në spital dje (21 qershor) një ditë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e 20 qershorit në lagjen nr.17 në Durrës.

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike – UAMD në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës e kujton Erisën si një studente të dalluar e cila ndiqte ciklin e dytë të studimeve në Masterin ‘Komunikim Publik’ pranë Departamentit të Shkencave Politike, pasi kishte mbaruar studimet Bachelor pranë këtij Fakulteti.

“Ajo ishte një studente aktive, e cila angazhohej në të gjitha aktivitetet e Fakultetit. Erisa ishte një vajzë e dashur, me sjellje të shkëlqyer, gjithmonë në krah të shokëve e shoqeve. Ajo ishte pjesëmarrëse në disa projekte në Fakultet, ku dallohej për aftësitë dhe kompetencat, çka e bënin aq të veçantë e të respektuar mes pedagogësh e studentësh. Në këto momente, i qëndrojmë pranë familjes. Kujtimi i Erisës do jetojë përherë” shkruhet ne faqen e facebook të fakultetit.

E reja, nga Tropoja ishte studente në Universitetin e Durrësit dhe ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Ndërkohë policia ka arrestuar 24 vjeçarin Indrit Ukra i cili drejtonte makinën që përplasi të renë.

erisa studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Protesta në Tiranë, MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

21:39 / October 13, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.