Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

485 ditë pushtim i Rusisë në Ukrainë

08:44 / June 23, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
u4tev5e8 ukraine war 625x300 06 March 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta në Ukrainë arrin ditën e 485-të, një seri sulmesh ruse në Kherson lanë të paktën 7 civilë të plagosur. Nga Moska, sekretari i Këshillit të Sigurimit Patrushev thotë se Kievi ka mbi 13,000 të vrarë në kundërofensivë. IAEA paralajmëron situatë delikate në Zaporizhzhia dhe Zelensky akuzon se Moska po shqyrton një sulm ndaj termocentralit bërthamor. Por Kremlini e mohon atë. Pro-rusi i Krimesë raporton se është goditur një nga urat që lidh gadishullin me pjesën tjetër të Ukrainës, ajo e Chongar.

Guardian ka përmbledhur disa nga pikat kryesore të luftës, duke nisur me raportin e OKB-së së vitit të kaluar, sipas të cilit në Ukrainë u vranë 136 fëmijë, për të vijuar me akuzat e Kievit ndaj Rusisë se ka fshehur trupat e të vrarëve pas çarjes së digës. Mbështetja financiare për Ukrianën dhe marrëveshja e grurit janë ndër çështjet e tjera të përmbledhura nga tabloidi britanik.

Lufta Rusi-Ukrainë sipas Guardian:

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka thirrur Rusinë për vrasjen e 136 fëmijëve në Ukrainë në vitin 2022. Sipas një raporti drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së forcat e saj të armatosura janë në listën globale të shkelësve. OKB-ja verifikoi gjithashtu se forcat e armatosura ruse dhe grupet e lidhura plagosën 518 fëmijë dhe kryen 480 sulme në shkolla dhe spitale. Sipas raportit, forcat përdorën 91 fëmijë si mburoja njerëzore. Guterres ishte “veçanërisht i tronditur” nga numri i lartë i viktimave të fëmijëve, thuhet në raport, ndërsa tha se ishte i shqetësuar nga numri i lartë i shkeljeve kundër fëmijëve nga forcat ukrainase.

Rusia ka formuar grupe speciale për të mbledhur dhe fshehur trupat e njerëzve të vrarë si pasojë e thyerjes së digës Kakhovka në Ukrainën jugore, tha Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas tha në një fjalim video të enjten se situata në pjesët e pushtuara nga Rusia të rajonit ishte katastrofike.

Kryeministri i Ukrainës u shpreh se kundërsulmi i saj do të marrë kohë, por ai është optimist për suksesin. Komentet e Denys Shmyhal, në margjinat e një konference për rindërtimin e Ukrainës në Londër të enjten, erdhën pasi Zelensky tha se kundërofensiva mund të shkojë “më ngadalë se sa dëshironte”, por ai nuk do të rrezikonte pa nevojë jetën e ushtarëve për të përmbushur pritshmëritë ndërkombëtare. Moska kishte sugjeruar se dukej që kishte një ndërprerje në intensitetin e kundërofensive.

Donatorët e huaj premtuan 60 miliardë euro mbështetje të re financiare për Ukrainën, tha Mbretëria e Bashkuar, ndërsa konferenca ndërkombëtare në Londër që synonte financimin e rindërtimit të vendit u mbyll. Angazhimet nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare synonin mbështetjen e Ukrainës në planin afatshkurtër dhe afatmesëm, tha të enjten ministri i jashtëm britanik, James Cleverly.

Rusia gjuajti raketa lundrimi dhe balistike dhe drone goditëse në objektiva në Ukrainë herët të enjten, duke shkaktuar dëme në qytetet Odesa dhe Kryvyi Rih, thanë zyrtarët ukrainas.

Zyrtarët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën jugore kanë akuzuar Kievin për përdorimin e raketave me rreze të gjatë të furnizuar nga Britania për të goditur një urë që lidh provincën Kherson me gadishullin e Krimesë. Një seri fotosh dhe videosh që qarkulluan në Telegram të enjten treguan një krater të madh në urë dhe mbeturinat që mbushnin rrugët. Nuk raportohet për viktima.

Ukraina dhe Moldavia kanë bërë përparim të mirë në rrugëtimin e tyre për t’u bërë anëtarë të BE-së, ka thënë një komisioner evropian. KE thuhet se e bëri të qartë se Ukraina kishte një rrugë për të bërë për të përfunduar shtatë hapat që BE përshkroi vitin e kaluar kur i dha Kievit statusin e një kandidati për anëtarësim.

Rusia është 99.9% e sigurt se do të heqë dorë nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB për kalimin e sigurt të grurit të Detit të Zi në kohën e luftës, pasi nuk ka më nevojë për portet ukrainase për të eksportuar amoniak, ka thënë një diplomat i lartë ukrainas.

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se spiunët ukrainas besonin se Rusia po komplotonte një incident për të lëshuar rrezatim nga uzina e pushtuar nga Rusia në Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, centrali më i madh bërthamor në Evropë, një akuzë e mohuar nga Kremlini.

Rusia Ukriane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet

15:22 / June 17, 2026

Ngushtica e Hormuzit/ Largohen cisternat e para me naftë iraniane, shenjë e uljes së tensionimit

14:18 / June 17, 2026

Zelensky: Vetëm presidenti amerikan mund të sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

10:15 / June 17, 2026

Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme

22:38 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.