Ditën e djeshme, është shënuar një aksident në Peqin, me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari. I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur.
Për pasojë, 20-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.
Njoftimi i policisë:
“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
