Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Hyri në politikë, Floriana Garo: U krijua tension mes meje dhe vjehrrës

16:00 / June 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2017 12 26 at 5.59.08 PM 665x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Floriana Garo e ftuar në emisionin “S’e luan topi” ka treguar se vjehrra e saj është kundër Sali Berishës si figurë politike dhe për këtë arsye ka diskutime mes tyre. Por ndryshe nga vjehrra, burri i saj është përkrahja me e madhe që ka në lidhje me rrugëtimin e saj në politikë.

Erjona Rusi: Ishte një propozim ai që të risolli këtu?

Floriana Garo: Jo nuk ishte propozim, unë jam ofruar për të kontribuar në Partinë Demokratike shumë natyrshëm. Pastaj kur më erdhi pranimi i ofertës, propozimi, mendova që ishte për t’u bërë.

Erjona Rusi: Po bashkëshorti si reagoi?

Floriana Garo: Bashkëshorti ka qenë një suport shumë i madh, një nxitës do thosha.

Erjona Rusi: Po nëse ai ka qenë një nxitës, të paktën publikisht një pjesë e familjes së tij nuk ka qenë… e kam fjalën për vjehrrën.

Floriana Garo: Po, vjehrra nuk ka qenë mbështetëse. Nuk ka qenë mbështetëse që të mbështesja Sali Berishën si figurë politike. Kemi shumë ndryshime në pikëpamje. Ajo ka qenë vetë e përfshirë në politikë dhe mënyra se si ne kemi dashur që gjithmonë ta shohim Shqipërinë të realizuar edhe ajo në mënyrën e saj, unë në mënyrën time, me një dëshirë patriotike, të mirëfilltë për të kontribuar për vendin tonë dhe për të dhënë këtë model, por ajo e shikon ndryshe nga unë.

Erjona Rusi: Ka krijuar tensione në marrëdhënien tuaj nuse-vjehërr kjo gjë?

Floriana Garo: Po ka krijuar. Ne kemi një marrëdhënie të hapur me njëra-tjetrën, një marrëdhënie mes shoqes do thosha sepse dhe ajo është shumë rinore në pamje edhe në mendime edhe në veprime, kështu që ka qenë më shumë fërkim që do ishte mes mikeshave, ku ajo mendon që jo edhe pse thotë që di më shumë se ty, jam më e madhe sesa ty, duhet të më dëgjosh, por në këtë rast nuk e kam dëgjuar.

Erjona Rusi: Kush e fitoi këtë “debatin tuaj politik”?

Floriana Garo: Tani unë vazhdoj të jem në politikë. Nuk di ta them, secili ka pikëpamjet e veta, ke tensione të vogla, por unë kam arritur gjithmonë ta sheshoj, edhe ajo. Kur i them stop, nuk do flasim për këtë gjë dhe nuk flasim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.