Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha nis fushatën për kreun e PD nga Kruja: S’ka vend në parti për “non-gratat” nga SHBA

19:55 / June 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të hënë në Krujë, prej nga ku nisi fushatën për garën e kreut të Partisë Demokratike, proces i cili do të zhvillohet më 29 korrik.

Basha i cili përballë do të ketë ketë Gjergj Hanin theksoi se “janë përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile”, ndërsa shtoi se në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike nuk ka vend për personat e shpallur non grata nga SHBA.

Postimi i Bashës

Është nder dhe respekt i jashtëzakonshëm ta filloj këtë proces brenda familjes sonë politike nga Kruja, simbol i qëndresës, i krenarisë, i bashkimit. Jam para jush për të kërkuar mbështetjen tuaj për të drejtuar Partinë Demokratike në një kohë të vështirë dhe sfiduese.

Partia Demokratike nuk është e imja, as e ndonjë individi tjetër, por është e demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira e pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.

Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat, për ta detyruar PD të futet në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të një individi.

Ajo që sot është e sanksionuar në ligjet e PD dhe që dua ta rikonfirmoj edhe njëherë është se nuk ka vend në organet vendimmarrëse të Partisë Demokratike për këdo, lider, ish-lider, lider i ardhshëm, i cili shpallet non grata nga SHBA.

Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është se ajo do t’i mbetet besnike vlerave euroatlantike dhe interesave kombëtare.

Ne do të bëjmë një lidhje me të djathtën historike, me dyert e mëdha që hodhën themelet e shtetit shqiptar, me njerëzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, të të gjithë të përjashtuarve dhe viktimave politike gjatë këtyre 30 viteve, që të ndërtojmë së bashku një histori të plotë të Partisë Demokratike.

Demokracia pjesëmarrëse, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e grave, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e alternativës më të mirë.

Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të çbëjnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e diasporës dhe kufizimin e mandateteve.

Sot ky është një mision i ri, ndoshta më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie.

Partia Demokratike do të jetë e të gjithë demokratëve, nga themeluesit te më i riu, apo më e reja mes nesh. Një parti moderne, që pasqyron shoqërinë dhe nevojat e saj, me të rinj e të reja, me profesionistë të ndershëm që duan vendin e tyre. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i një ndryshimi që po ndërmarrim për të ndryshuar politikën e vendit.

Basha non-grata PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.