Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

​​​​​​​Protesta e studentëve të mjekësisë, ministrja Kushi: Qeveria ka detyrim të frenojë fenomenin

12:40 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kushi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi thotë se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë, që supozohet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin e tyre. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët, por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin madje edhe për vendet e BE-së.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa.

Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera. Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.

Sepse ndryshe është studenti i vitit të parë që hyn me kushte të caktuara. Por ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Ne rast se do të jemi përpara problemit që pak pas vitesh do përballemi me fenomenin”, thotë Kushi.

studentet e mjekesise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.