Fjoralba Ponari nuk ka nguruar të flasë hapur me fansat e saj, të cilët i kanë drejtuar një pyetje disi më intime në Instastory. Ata kërkuar të dijnë rreth një dashurie të shkuar, për të cilën moderatorja bukuroshe ndjen pendese. Përgjigja e saj ishte: “Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri!”- cka dëshmon qartë se bëhet fjalë për një lidhje të mbyllur dashurie.
Ndërkohë, Fjoralba që është mjaft hermetike përsa i takon jetës private, dhjetorin e vitit të kaluar nxorri një foto ku shihej me partnerin e saj, por publiku sërish nuk arriti ta mësonte kush ishte, sepse fytyrën ia kishte mbuluar me një ikonë në formë zemre.