Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati për studentët e Mjekësisë, Balla-PD: Mos u bëni mish për top. Vendimi i bën mirë interesit publik

10:46 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1688631831 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e sotme plenare, është debatuar në lidhje me projektligjin e qeverisë “Rama 3” për studentët e Mjekësisë që pas viteve 5 punë, do të marrin diplomën. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Flutura Açkës, duke thënë se e vlerëson vendimin e qeverisë dhe i thotë deputetëve se do motivojnë mjekët ashtu siç kanë motivuar ligjvënësit të lënë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri.

“Janë 1200 mjekë shqiptarë të cilët kanë përfunduar studimet qoftë ato universitare apo të specializimit në Shqipëri dhe sot nuk ia ofrojnë këtë shërbim qytetarëve shqiptarë. Ky është një investim publik i Shqipërisë sonë të përbashkët. Ne duam që të mos mungojë mjeku. Për këtë na kanë sjellë shqiptarët këtu. Jam i sigurt që i shihni njerëzit si vota. Na duhet të kemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Jo vetëm që e përshëndes vendimin e qeverisë për ta përfshirë këtë politikë të rëndësishme për ta kuptuar dhe ju.

Ju jeni nga ato shembuj pozitivë se latë emigracionin për të kontribuar në Shqipëri. Na duhen mekanizma për të motivuar mjekët dhe për të plotësuar mungesat sipas nevojave. Është një investim publik dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve. Ju s’keni për ta gjetur rrugën se mjafton dikush të tregojë pakënaqësi…

Kolegët tuaj shkonin me kobure për të kundërshtuar ndaj një këndi lojërash. Heroi Klevis Balliu bllokonte rrugën te Astiri. Mos u bëni mish për top për një gjë që i bën mirë një interesi publik. Jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve”, tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.