Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mero Baze rrëfen si nisi përplasja me Sali Berishën dhe historinë e patreguar për Gërdecin

20:19 / July 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sali Berisha Mero Baze 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mero Baze është aktualisht një nga gazetarët më kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Dikur një nga njerëzit shumë pranë Berishës, Baze ka treguar në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi se si filloi përplasja me të dhe ndarja përfundimtare.

Rrëfimi i plotë:

Duhet të ketë qenë fundi i korrikut 2006  kur një njeri i familjes Berisha erdhi më tregoi vetë që i biri i tij kishte filluar të merrej me punën e armëve në Gërdec. Po ai është njeri i familjes Berisha, është një nga të afërmit e tij i cili kishte dhe vet ndonjë interes aty, duket që e kishin nxjerrë jashtë loje dhe ia kishte marrë kushëriri punën. Më thotë: Do vish të takosh një të huaj që merret me trafik armësh. Atij i kanë marrë dy avionë me armë nga Shqipëria, kanë shkuar në Irak me letrat e kompanisë së tij. Dhe ai do të dijë nëse e di qeveria këtë apo e ka bërë diskuh prvatisht. Ishte një histori gjysmë paranojake, por që kishte ndodhur. Ok i thash po shkoj dhe t’ia them Berishës. Ia them unë këtij dhe ai u shqetësua pa masë dhe thirri Fatmir Mediun aty. Fatmiri sa më pa mua dhe tha po ky ka qenë me filanin, CIA, FBI. Brenda 5 minutash u përmend nja 60 herë CIA. E pashë që u destabilizuan të dy dhe të dy nuk po dinin se ç’lidhje kisha. Dhe ju thashë, jo ai do të dijë thjesht nëse e keni bërë privatisht apo duhet t’ia dini për nder. Prej atij momenti e thërras këtë dhe më tregoi historinë se si kishte filluar historinë e Gërdecit.

Me kalimin e kohës po e ndiqja. Ky në 2006 sa kishte filluar letrat (djali Berishës), në 2007 sa kishte filluar të bënte strukturën. Diku nga nëntori i 2017 kur ka dhënë dorëheqjen Ilir Rusmali. E kisha provokuar i kisha thënë që djali po merret me këtë histori. Dha dorëheqjen Ilir Rusmali dhe kam qenë në një emision te Eni Vasili tek Alsati dhe më pyet ajo për këtë: Unë i them: -Dorëheqja e Ilir Rusmalit është standard shumë i lartë për qeverinë, standard që nuk e mban dot qeveria, ka bërë gabim. Të japësh dorëheqjen se vëllai ka folur me një drejtor burgu që po hyra unë në tender, që su bë kurrë, dhe dola barabart me Meron, shiko mos ma jep mua. Bisedë e keqpërdorur nga rrethi i ngushtë i Berishës, e regjistruar për shantazh ndaj Ilir Rusmali i cili nuk kishte firmosur këto letrat e Gërdecit për të birin. Dhe unë thashë: Nëse ky  jep dorëheqjen për këtë gjë, çfarë duhet të bëjë Sali Berisha kur të dalë që djali i tij po merret me biznesin e Gërdecin. Ishte nëntori 2007 dhe ajo shpërtheu në mars 2008. Të nesërmen ai mblodhi grupin parlamentar, më shpalli armik, ai është kapterri i Gramoz Ruçit se i përmenda publikisht djalin. Kur ia përmenda publikisht, nisi luftën. / Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.