Mero Baze është aktualisht një nga gazetarët më kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Dikur një nga njerëzit shumë pranë Berishës, Baze ka treguar në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi se si filloi përplasja me të dhe ndarja përfundimtare.
Rrëfimi i plotë:
Duhet të ketë qenë fundi i korrikut 2006 kur një njeri i familjes Berisha erdhi më tregoi vetë që i biri i tij kishte filluar të merrej me punën e armëve në Gërdec. Po ai është njeri i familjes Berisha, është një nga të afërmit e tij i cili kishte dhe vet ndonjë interes aty, duket që e kishin nxjerrë jashtë loje dhe ia kishte marrë kushëriri punën. Më thotë: Do vish të takosh një të huaj që merret me trafik armësh. Atij i kanë marrë dy avionë me armë nga Shqipëria, kanë shkuar në Irak me letrat e kompanisë së tij. Dhe ai do të dijë nëse e di qeveria këtë apo e ka bërë diskuh prvatisht. Ishte një histori gjysmë paranojake, por që kishte ndodhur. Ok i thash po shkoj dhe t’ia them Berishës. Ia them unë këtij dhe ai u shqetësua pa masë dhe thirri Fatmir Mediun aty. Fatmiri sa më pa mua dhe tha po ky ka qenë me filanin, CIA, FBI. Brenda 5 minutash u përmend nja 60 herë CIA. E pashë që u destabilizuan të dy dhe të dy nuk po dinin se ç’lidhje kisha. Dhe ju thashë, jo ai do të dijë thjesht nëse e keni bërë privatisht apo duhet t’ia dini për nder. Prej atij momenti e thërras këtë dhe më tregoi historinë se si kishte filluar historinë e Gërdecit.
Me kalimin e kohës po e ndiqja. Ky në 2006 sa kishte filluar letrat (djali Berishës), në 2007 sa kishte filluar të bënte strukturën. Diku nga nëntori i 2017 kur ka dhënë dorëheqjen Ilir Rusmali. E kisha provokuar i kisha thënë që djali po merret me këtë histori. Dha dorëheqjen Ilir Rusmali dhe kam qenë në një emision te Eni Vasili tek Alsati dhe më pyet ajo për këtë: Unë i them: -Dorëheqja e Ilir Rusmalit është standard shumë i lartë për qeverinë, standard që nuk e mban dot qeveria, ka bërë gabim. Të japësh dorëheqjen se vëllai ka folur me një drejtor burgu që po hyra unë në tender, që su bë kurrë, dhe dola barabart me Meron, shiko mos ma jep mua. Bisedë e keqpërdorur nga rrethi i ngushtë i Berishës, e regjistruar për shantazh ndaj Ilir Rusmali i cili nuk kishte firmosur këto letrat e Gërdecit për të birin. Dhe unë thashë: Nëse ky jep dorëheqjen për këtë gjë, çfarë duhet të bëjë Sali Berisha kur të dalë që djali i tij po merret me biznesin e Gërdecin. Ishte nëntori 2007 dhe ajo shpërtheu në mars 2008. Të nesërmen ai mblodhi grupin parlamentar, më shpalli armik, ai është kapterri i Gramoz Ruçit se i përmenda publikisht djalin. Kur ia përmenda publikisht, nisi luftën. / Tirananews.al
