Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Takimi i presidentëve me FSHF-në, zbulohen ndryshimet që ranë dakord për Superioren

14:45 / July 8, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf presidentet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U zhvillua paraditen e kësaj të shtunë takimi i radhës mbi propozimet për ndryshimin e mundshëm të formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të pranishëm ishin presidenti i FSHF, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, drejtuesi i Departamentit Ligjor, Aldi Topçiu, si dhe presidentët e klubeve të kampionatit elitar në vend. Që në fillim të takimit, Presidenti Duka theksoi se synimi është rritja e garës, numrit të spektatorëve dhe të ardhurave.

“Objektivi për këtë propozim është që të ketë më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e kampionatit. Duke parë historinë duket që në ‘Air Albania’ ka më shumë spektatorë se në stadiumet e tjera. Do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë ekonomike për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe interesin.

Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, kampionati jonë ka disa karakteristika pozitive që i kemi ne krahasimisht me kampionatet e tjera. Një nga karakteristikat pozitive që kemi ne është që diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh ose është më i miri krahasuar me kampionatet e tjera. Numri i spektatorëve është më i kënaqshëm. Por, për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë, për të pasur ndeshje më kompetitive. Kampionati mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza, duke parë dhe numrin e ndeshjeve. Dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra me skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”, që sipas statistikave ka një numër mesatar tifozësh mbi 14.000. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”.

Shefi i Sektorit të Garave, Sulejmani, shpalosi para presidentëve të klubeve formatet e ndryshme për kampionatin “Abissnet Superiore” dhe më pas pati diskutime teknike për to nga të gjithë të pranishmit për disa nga propozimet, por nuk pati një vendim final.

Në ditët në vijim pritet që Departamenti i Garave së bashku me Departamentin Juridik dhe atë të Marketingut të finalizojnë dokumentin përfundimtar nisur dhe nga sugjerimet e bëra nga klubet, që parimisht ishin dakord për të bërë ndryshime dhe më pas materiali do t’i dërgohet Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për miratim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.