Mesditën e sotme një tragjedi ndodhi në plazhin Vilë- Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.
Familja nga Tirana kishte zgjedhur që fundjavën ta kalonte në këtë bregdet, por ky gëzim u kthye në tragjedi.
Një dëshmitare tha për abc se në momentin që trupat u nxorën në breg, dy djemtë e mitur dhanë shpresë duke reaguar fillimisht, ndërsa babai ishte i pashpresë.
Ajo thotë po ashtu se duhet të ketë roje dhe vijë kufizuese për këdo që hynë në det.
“Ne nuk po e kuptonim se çfarë po ngjante kur po vinin. Menduam se mos ishte një, kur thanë janë dy janë tre, mbetëm të shokuar. Dy djemtë e vegjël na dhanë shpresë së po reagonin nga masazhet, ndërsa i ati që në fillim ishte i pashpresë.
Jo vetëm roje, por edhe një vijë kufizuese duhet të jetë për këdo që hynë në det, deri ku është e lejueshme të përdoret nga ne pushuesit” tha dëshmitarja.
Sipas një tjetër dëshmitari, ambulanca erdhi 40 minuta me vonesë, ndërsa ia vetë ka dy javë në plazh dhe nuk ka parë as roje plazhi, as mjekë, as forca rendi, asgjë që mund të japi ndihmën e parë.
“E kam parë nga larg që u mblodhën njerëzit. Ambulanca erdhi me vonesë, erdhi pas 40 minutash nga Rrogozhina. Kam dy javë në plazh, unë nuk kam parë as roje ose vëzhgues, as mjekë, as forca të rendit. Asnjë gjë nuk ka që të jepet ndihma e shpejtë” u shpreh ai.
