Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit në Srebrenicë

14:03 / July 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seanca 1 750x498 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 10 korrik, seanca e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Deputeti i komunitetit boshnjak para koalicionit Vakat, Bahrim Shabani, tha se Kosova qëndron në krah të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tha se mohimi i gjenocidit nuk guxon të lejohet dhe të tolerohet.

“Shteti i Kosovës dhe boshnjakët e Kosovës janë të përkushtuar për ruajtjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës si shtet sovran, i pavarur dhe i pandashëm”, tha ai.

Duda Bale, deputete boshnjake e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e Unionit Socialdemokrat, shprehu shpresën e saj se një gjenocid si ai i Srebrenicës nuk do të përsëritet më.

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Rezolutën për Srebrenicën, e cila dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë kundër pjesëtarëve të popullit boshnjak, konfirmon masakrën e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dënon ashpër mohimin e gjenocidit.

Kjo rezolutë parashikon se 11 korriku do të shënohet në Kosovë si “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid.

Më 8 qershor 2021, gjyqtarët e gjykatës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara konfirmuan në procedurën e shkallës së dytë aktgjykimin me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekje, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995.

Ende kërkohet për rreth 1000 mbetje dhe këtë vit do të varrosen 30 trupa jo të plotë të gjenocidit të Srebrenicës.

Mbetjet mortore u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska i gërmuan vazhdimisht dhe i zhvendosën kufomat për të mbuluar gjurmët e krimit./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.