Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Balla mbledh drejtuesit e policisë: Kush deputet ndërhyn, adresojeni tek unë. Shefat jo kafe me kriminelët

10:12 / July 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 67
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla mbajti këtë të hënë një takim me drejtues dhe strukturat në varësisë për të komunikuar prioritetet e detyrës së tij të re. Duke iu drejtuar anëtarëve të Policisë së Shtetit, Balla theksoi se merr stafetën nga një koleg dhe mik i tij “që njihet për seriozitetin dhe korrektesën” duke shtuar se kjo do t’ia lehtësojë punën në krye të Ministrisë së Brendshme. Ministri theksoi se nuk do të vijë me reforma për emërime dhe heqje nga puna, por për ata që nuk tregojnë gatishmëri të punojnë me të, nuk ka vend.

“Do i jap secilit prej jush mundësinë që të punojmë të gjithë së bashku. Ka ndodhur në të shkuarën që pasardhës të mi e kanë nisur detyrën duke ndërruar drejtues dhe shefa. Unë nuk e shoh të udhës që të gjykoja njërin prej jush nga lartësia e detyrës sime. Jam këtu për t’u udhëhequr, për t’ju mbështetur e duke dëgjuar prej jush. Natyrisht fakti që e marr stafetën nga një koleg e shok i imi i njohur për seriozitetin dhe korrektesën e tij, ma bën të lehtë se sa sikur të më duhej të nisja nga e para. Kush do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë në vijën e këtij fronti të përbashkët do të ketë mbështetjen time pa rezerva. Kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të punuar së bashku, për të shkuar përtej vetes do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka. Asnjë deputet nuk duhet të ndërhyjë në punën tuaj. Kushdo deputet që ndërhyn tek ju nuk do të mund të ketë asnjë tolerim. Ju keni detyrën t’i dëgjoni me respekt sa herë ju bie telefoni prej çdo deputeti, por për çdo rast që ndërhyn në kryerjen e detyrës suaj deputetin ta drejtoni tek unë. Ndërhyrja është e paparanueshme”,-tha Balla.

Nga ana tjetër ministri Balla gjithashtu u kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të mos ulen nëpër kafe e restorante as gjatë dhe as pas pune. “Drejtorë e shefa komisariatesh, të kenë kontakte të papërshtatshme nëpër lokale, ku deri edhe u përcillen kriminelëve informacione sensitive të punës dhe të aksioneve policore. Natyrisht edhe në rrugë të tjera, po kjo rrugë që po them është përveçse po aq skandaloze sa të tjerat, edhe një karshëllëk poshtërues për gjakun e dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, përveçëse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues për punonjësit e Policisë së Shtetit në vartësinë e drejtorëve e shefave të këtij profili kaq të ulët moral”,-tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.