Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zgjedhjet do të bëhen”, Balla: Kush pengon një qytetar të votojë dënohet me burg

10:28 / April 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca parlamentare në Kuvend ka nisur me fjalën e krerëve të grupeve parlamentare për komisionin e ri të reformës zgjedhore. Taulant Balla i socialistëve ka folur gjatë përsa i përket reformës zgjedhore, për të cilën tha se do të miratohet.

Por duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se ato do të mbahen, teksa i ka kujtuar opozitës në shesh nenin 330 të Kodit Penal. “Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, neni 330 është më i rëndësishëm se ai që përmenda, neni 326, sepse dhe këtu fillon me nga 5 vite burg për këdo që tenton të pengojë një qytetarë shiptar të shprehë i lirë votën e vet”, tha Balla.

Ai vijoi duke thënë se asnjë qytetar sot nuk shkon në burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën. “Po ashtu dua të kujtoj sot qytetarëve shqiptarë se nuk ka budallenj të shkojnë të bëjnë burg për Sali Berishën e Lulzim Bashën e të bëjë deri në 8 vite burg kush guxon të dëmtojë me dashje materialet zgjedhor”, tha ai.

Çfarë thuhet në nenin 330?
Pengimi i zgjedhësit
Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerët zgjedhorë, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.

balla kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.