Tirana bën Tiranën në Gjeorgji përballë Dinamo Batumit duke fituar dhe bindur në lojë. 2-1 dhe kualifikimi në “xhep” për bardheblutë që ndeshjen e parë kishin barazuar 1-1.
Heroi i kësaj arritjeje është padyshim Regi Lushkja që e nisi ndeshjen aty ku e la një javë më parë në “Arenën Kombëtare”, me një gol tjetër që rezultoi shuplakë e rëndë për skuadrën gjeorgjiane.
