Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Milan ka qenë ëndrra ime”, rrëfehet Okafor: Jam gati të…

15:40 / July 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Okafor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milan arriti të regjistrojë ditën e djeshme transferimin e 6-të për këtë merkato vere, teksa arritën të siguronin shërbimet e “bomberit” zviceran, Noah Okafor, nga austriakët e Salzburg për shifrën e 14 milionë eurove.

Pas nënshkrimit të kontratës, 23-vjeçari tha dhe disa fjalë për kanalet zyrtare të klubit, nga ku theksoi se ka qenë që në fëmijëri tifoz i “kuqezinjve” të Milan, si dhe e konsideron një nder që arriti të veshë fanellën e italianëve.

“Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time. Kur isha i vogël admiroja lojtarë si, Kaka dhe Ronaldinho duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milan në “San Siro”, duke veshur fanellën e Salzburg.

Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre. Gjithashtu, kur shënova kundër Milan vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leaon.

Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit. Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milan-in të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu”,- u shpreh “bomberi” zviceran. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.