Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

60% e qytetarëve nuk bëjnë dot pushime/ PD: Shqipëria “mollë” e ndaluar për shqiptarët

18:40 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizem ne Shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se Shqipëria po kthehet një “mollë” e ndaluar për shqiptarët, pasi nuk mund t’i gëzojnë potencialet e pafundme në turizëm për shkak të ekonomisë së dobët.

“Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Kjo tregon qartë nivelin e ulët ekonomik të vendit tonë. Është edhe më e dhimbshme kur mendon se qytetarët shqiptarë arrijnë të punojnë jashtë vendit  dhe bëjnë një palë pushime po jashtë Shqipërisë, ndërkohë që për të shijuar vendin e tyre është e pamundur. Disbalanca e shtresave në Shqipëri është fenomen shqetësues.

Është shqetësuese për faktin se këtë situatë e krijon korrupsioni dhe paratë që vijnë nga aktivitetet e tjera të paligjshme. Një fakt tjetër që del në pah është se në vendin tonë mund të pastrosh para shumë lehtë dhe në këtë mënyrë çmimet shkojnë përtej logjikës ekonomike të vendit. E përsëris shpesh mbështetjen që jap ndaj drejtësisë që të kthejë vendin në një shtet normal, sepse në këto kushte erdhëm për shkak të politikave të tilla të kësaj mazhorance, ndërsa drejtësia e reformuar duhet të kthejë vendin në shinat e ligjshmërisë”, thotë Sula.

dashnor sula PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.