Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Bayern zbarkon në Londër, 100 milionë paund për të mbyllur telenovelën Harry Kane

10:55 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harry kane 2 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bayern Munich vijon “gjuetinë” për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowski-t. Ofensiva gjermane është e gjitha e përqendruar në një emër, Harry Kane, për këtë nuk ka më asnjë dyshim.

Prej kohësh kanë gjetur akordin me kapitenin e “tre luanëve”, por pengesë mbetet klubi i Tottenham. Në Angli janë të bindur në këtë pikë, është thjesht çështje kohë që “gjelat” të dorëzohen, në një kohë kur Kane ia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024.

MIRROR SPORT 1

Bayern e ka jetike gjetjen e një “bomberi”, për këtë arsye nuk dëshirojnë të presin dhe të rrezikojnë për të marrë falas Kane verën e ardhshme, por kanë paraqitur ofertën e tyre të radhës, 100 milionë paund. Jo vetëm Harry Kane, këto ditë në ishull, drejtuesit e Bayern do të përpiqen të mbyllin edhe transferimin e Kai Walker. Me largimin e Pavard, Bayern është i detyruar të lëviz për të gjetur një anësor të ri, emri i Walker është fiks në listën e dëshirave, një lojtar që pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel.

Në këtë merkato vere, Bayern është përfshirë në një mini-revolucion teksa në Mynih kanë zbarkuar lojtarë si Kim Min-jae, Laimer dhe Raphael Guerreiro. I pyetur në lidhje me Kane dhe Walker, Thomas Tuchel nuk preferoi të komente, por mediat angleze nuk kanë dyshime që përfaqësuesit e klubit gjerman ndodhen në Londër për të mbyllur transferimin e Harry Kane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.