Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Gjici drejt largimit? Zbulohet kompania që kërkon të blejë klubin e Kukësit

15:19 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kukesi 640x427 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata jo e mirë financiare që po kalon klubi i Kukësit ka bërë që në horizont të dalin biznesmenë të rinj që duan të investojnë në skuadër. Janë disa palë të interesuara, por deri më tani familja Gjici, e cila gëzon maxhorancën absolute, nuk ka pranuar asnjë ofertë. Ata duan ta mbajnë ende klubin, ku kanë më se 10 vite që investojnë dhe e dërguan në majat e futbollit shqiptar.

Interesimi ka qenë konkret nga disa palë dhe bëhet fjalë për investitorë të fuqishëm në vend, që duan të hyjnë në tregun e futbollit dhe e shohin Kukësin si një mundësi më të mirë investimi. Njëra prej këtyre kompanive është edhe ajo e miellit “Atlas”, të cilën e zotëron familja Domi, me origjinë nga qyteti i Kukësit. Interesim për klubin nuk kanë shfaqur vetëm biznesmenët kuksianë, por edhe të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje direkte me qytetin, por e shohin thjesht si një klub ku duan të investojnë.

Por, deri më tani këto negociata janë frenuar nga ana e familjes Gjici, që nuk kanë ndërmend ta lëshojnë skuadrën. Gjithsesi, përballë ndonjë oferte të parezistueshme, ndoshta mund të bëjnë pas dhe klubi të ketë pronarë të tjerë. Nga ana tjetër, edhe koha nuk pret, sepse kampionati është në prag dhe ata që duan ta blejnë të kenë kohën e tyre për të ndërtuar skuadrën. Pritet që brenda pak ditësh të mësohet përfundimisht se çfarë do të bëhet me këtë çështje, nëse në Kukës do të nisë një “erë” e re apo do të vazhdojë të jetë në zotërimin e familjes Gjici.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.