Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një ditë pas rikonfirmimit si kryetar i PD zyrtare, Basha bën mbledhjen e parë, ja cilët ka thirrur

19:22 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas zgjedhjes në krye të PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot kolegjin e Kryetarëve. Mësohet se gjatë mbledhjes së sotme, Basha e ka nisur fjalimin e tij me një falënderim për punën e bërë gjatë ditës së djeshme. Siç shihet në fotot e mëposhtme, të pranishëm janë kryetarët e degëve, si dhe Enkelejd Alibeaj dhe Indrit Sefa.

Dje pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi votuesit, strukturat e partisë si dhe kandidatin tjetër të kësaj gare, Gjergji Hanin. Basha tha se kjo ditë nuk shënon votën për një individ, por nisjen e një pune të menjëhershme.

“Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në. Që e duan Shqipërinë kështu, pa mundësi ekonomike, pa liri tregu, pa konkurrencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën presion dhe censurë, me drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit.

Por e di po kështu se mbi të gjitha dhe para së gjithash e sotmja nuk shënon votën për një individ, as një proçes të thjeshtë dhe brenda një partie, por shënon nisjen e punës. Dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të kaq shumë shqiptarëve të djathtë e të majtë, mes depresionit psikologjik, ekonomik e social ku e ka kredhur stanjacioni i gjithanshëm.

Mes mllefit, zemërimit por edhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anekënd dhe bregut të shpresës e të besimit tek një projekt politik që nuk do të sjellë thjesht ndryshimin e partive në qeveri, por ndryshimin e qeverisjes njëherë e mirë për çdo shqiptar”, u shpreh ai.

Basha mbledhje PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.