Ministri i Brendshëm Taulant Balla, që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka aplikuar për rinovimin e pasaportës biometrike. Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare. Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.
Postimi i plotë
Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokumenteve të identifikimit, kryhen prej 1 Gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”. Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare dhe më pas të paraqiten në të njëjtat zyra aplikimi si më parë, tashmë zyrat e “IdentiTek”.
Qytetarët që kanë blerë kuponët e vjetër të ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, të mos shqetësohen.
Thjeshtë shkoni në zyrat e Postës Shqiptare dhe t’i shkëmbeni me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”. Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).
