Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Situatë e papritur te PSG, Luis Enrique mendon largimin ende pa debutuar në Ligue1

13:30 / August 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cp coach v2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situatë e pazakontë në Francë. Vetëm pak javë pas emërimit në stolin e Paris Saint Germain, Luis Enrique po mendon të largohet nga detyra. Pasiguritë e trajnerit rreth së ardhmen lidhen me situatën e krijuar rreth Kylian Mbappé, por edhe me largimin e mundshëm të drejtorit sportive, Luis Campos.

Tekniku spanjoll është befasuar nga qëndrimet e klubit rreth sulmuesit dhe nga diskutimet që zhvillohen në ambientet e brendshme. Mbappé, i cili duhej të ishte lideri i skuadrës së Luis Enrique, u përjashtua nga turneu në Azi dhe u nxor në merkato, pasi refuzoi të aktivizonte klauzolën, për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, situata me yllin e sulmit dhe hipoteza e largimit të Luis Campos, njeriut që i besoi detyrën në krye të stolit, janë arsyet përse trajneri spanjoll po mendon largimin.

Pavarësisht investimit të miliona eurove dhe transferimeve të emrave të mëdhenj, situata brenda skuadrës nuk është e qetë. Mënyra si u largua Leo Messi, sjellja ndaj Mbappé apo pakënaqësitë e Neymar, tregojnë se në klub ka problematika të mëdha, të cilat nuk mund të fshihen nga paratë.

Largimi i Luis Enrique do të ishte një goditje e rëndë për imazhin e klubit, por edhe për ecurinë e projektit. Në tentativë që të sjellë qetësi në skuadër, përpara debutimit të javës së ardhshme në kampionat, klubi i Paris Saint Germain mohoi spekulimet rreth së ardhmes së trajnerit.

Luis Enrique PSG
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.