Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Plagosi me thikë dy vëllezërit, nën hetim 17-vjeçari në Tiranë! I gjendet kokainë 1150 euro

09:16 / August 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1691997151 arrestuar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë një 17-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 17-vjeçari pasi ka plagosur vëllezërit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është lokalizuar pas disa orësh.

Njoftimi

Plagosi rëndë me mjet prerës, 2 shtetas (vëllezër), dhe më pas u largua, kapet dhe vihet në pranga, pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, autori i dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1150 euro dhe mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja e 2 vëllezërve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që kryejnë vepra penale, pas informacioneve se një shtetas kishte plagosur rëndë me mjet prerës 2 vëllezër, në rrugën “Thoma Koxhaj”, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tracking”, për kapjen e tij.

Si rezultat i këtij operacioni, pas disa orësh ndjekje intensive, është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë. Shtetasi G. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit R. A., 26 vjeç dhe V. A., 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.

Me marrjen e informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe pas disa orësh ndjekje intensive, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Lushnjë, në një hotel në Lushnjë, kanë lokalizuar shtetasin G. L., së bashku me një 17-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. L. iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e 2 vëllezërve.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 17-vjeçarin, pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente. Dy vëllezërit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

17-vjeç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një ditë pas pamjeve alarmante, rishfaqet protestuesi me “mitralozin” e fishekzjarreve

18:21 / October 18, 2026

Protestuesit dhunojnë një qytetar, i vijnë në ndihmë drejtuesja e Policisë Bashkiake dhe efektivët

17:59 / October 18, 2026

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë kundër akteve të dhunës në protestë, thirrje prindërve të tregojnë kujdes

17:39 / October 18, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.