Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Digitalb bashkohet me Tring? Kush do të ketë më shumë aksione

08:26 / August 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
digitalb bashkohet me tring kush do te kete me shume aksione 1691833333 b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma digjitale Digital do të bashkohet me platformën digjitale Tring në muajin shtator.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare, por nga burime të brendshme për Thetechnocast bëhet me dije se bashkimi i dy platformave digjitale pritet të ndodh muajin e ardhshëm, në shtator. Maxhorancën më të madhe të aksioneve do ta kenë aksionerë aktual te platformës Tring.

Të dy platformat operojnë prej vitesh në treg duke sjell larmishmëri zgjidhjesh për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Si dy konkurentë në të njëjtin treg shpesh nuk kanë munguar “betejat” për të siguruar eksluzivitetin e programeve të ndryshme dhe vecanërisht atyre sportive.

DigitAlb është platformë digjitale tokësore dhe satelitore Shqiptare nga DigitAlb Sh.A. DigitAlb, filloi transmetimet më 15 korrik të vitit 2004, dhe mbulon me sinjal dixhital Tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë: Berat, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Fier, Lushnje etj.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Gjithashtu Tring, është një platformë digjitale satelitore dhe tokësore shqiptare. Kompania vepron në fushën e medias, transmetimeve televizive, telekomunikimit dhe ofron shërbime interneti, telefonie dhe shërbime televizive kabllore, tokësore, satelitore dhe MyTringIPTVHD në Shqipëri e në të gjithë botën.

Me bashkimin e dy platformave, fituesi më i madh mbase do jetë klienti, pasi do të ketë programacione të shtuara në platformën digjitale që do të përdorë.

DIGITALB Tring
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.