Pas 13 vitesh, Marko Arnautovic rikthehet zyratisht tek skuadra e Interit. Inter dhe Bologna kanë arritur marrëveshjen mbi bazën e 10 milionë eurove, 7 tani dhe 3 milionë të tjera në formë bonusesh. 34-vjeçari pritet në Milano në orët e ardhshme për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar kontratën në selinë e “Viale della Liberazione”. Arnautovic rikthehet te Inter pas 13 vitesh dhe “zikaltërit”. Në dy sezonet e fundit ka gjetur 24 herë rrugën e rrjetës te ekipi i Bolognës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
