Një 37-vjeçar në lagjen “11 janari” në Kuçovë prej gati dy orësh ka mbajtur peng nënën dhe motrën e tij në banesë, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e Gjeri Sallës.
37-vjeçari theksohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe se prej dy javësh refuzonte të konsumonte ilaçet, duke u kthyer në agresiv.
