Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Eurostat: Çmimet e qirave në Tiranë u rritën në 2018; Si krahasohemi me vendet e tjera

08:48 / April 27, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurostat publikon çdo vit raportin mbi nivelin e çmimeve të qirave, për të bërë një krahasim objektiv të kostove të jetesës për individët që punojnë jashtë vendit. Për hartimin e këtij raporti janë pyetur agjencitë e pasurive të paluajtshme në vendet përkatëse. Në krahasim me një vit më parë, çmimet e qirave në Tiranë kanë shënuar rritje.

Sipas publikimit të Eurostat, një shtëpi me 3 dhoma kushtonte në 2018-n 730 euro, nga 670 që ishte një vit më parë. Ndonëse me një rritje më modeste, apartamentet me 2 dhoma kushtonin rreth 540 euro, nga 520 euro që ishin një vit më parë. Po ashtu edhe apartamentet me sipërfaqe më modeste, vetëm me një dhomë, me sipërfaqe 60-80 metra katrorë, u rritën në 370 euro, nga 350 një vit më parë.

Agjencitë kanë raportuar rritje të çmimit edhe për vilat, ku sipas Eurostat, çmimi mesatar i qirave në 2018-n ishte 1400 euro, nga 1350 euro. Në total, Eurostat përllogarit se çmimet e qirave në raport me një vit më parë u rritën 6%. Zonat të cilat janë marrë në shqyrtim për të sjellë këto çmime janë zona 2/1 apo ndryshe Rruga e Elbasanit, zona 2/2, zona 5/1 (ku përfshihet edhe Blloku), zona 5/2, zona 7/1, 7/2, 10/3, Selitë, Kodra e Diellit dhe Sauk.

Për vitin 2018, qiratë e shtëpive ishin më lirë se në kryeqytetin serb dhe në atë boshnjak. Për të njëjtën sipërfaqe, pra për një shtëpi 3+1, me sipërfaqe 110-130 metra katrorë, qiraja mesatare në Serbi ishte 1350 euro dhe në Bosnjë 820 euro.

Për shtëpitë 2+1, me sipërfaqe 80-100 metra katrorë, Shqipëria dhe Bosnja ka të njëjtin nivel, me një qira mesatare mujore prej 540 eurosh, ndërsa në Serbi 960 euro.

Tabela 3

Tirana, ndër më të lirat

Për të bërë krahasimin me kryeqytetet e tjera të Bashkimit Europian, shteteve të tjera që nuk janë të anëtarësuara, qyteteve kryesore në kontinentin amerikan dhe aziatik, është marrë si referencë qyteti i Brukselit (niveli 100). Sipas grafikut të Eurostat, qiratë në Tiranë janë sa 51% e nivelit të qirave në Bruksel, së bashku me Sofjen, kryeqytetin e Bullgarisë. Ndër vendet e marra në shqyrtim janë Shkupi, ku qiratë e shtëpive janë sa 38% e Brukselit dhe Ankaraja, ku qiratë janë sa 30% e qirave në Bruksel.

Kryeqyteti më i shtrenjtë i Bashkimit Europian për 2018-n ishte Londra, ku qiratë janë 297% më të shtrenjta sa në Bruksel dhe Dublini me 249%. Ndër vendet jo anëtare të BE-së, më të shtrenjta janë Reikjaviku, qytetet e zvicerane, Gjeneva dhe Berna, si dhe Oslo. Në Amerikë, Nju Jorku është klasifikuar si qyteti më i shtrenjtë, së bashku me Uashingtonin. Në Azi, kryeqyteti i Japonisë, Tokio mban rekordin për çmimin më të lartë nga të gjitha vendet që kanë qenë pjesë e këtij raporti. Çmimet e qirave atje janë shumë më të shtrenjta edhe se Brukseli.

Rezultatet e kësaj pune, janë kryer nga Shërbimi Ndërkombëtar për Shpërblime dhe Pension (ISRP) në OECD dhe Eurostat, me ndihmën e Zyrave Kombëtare të Statistikave, dhe përdoren për të rregulluar pagat e personelit në institucionet e Bashkimit Europian, organizatave të koordinuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Metoda synon të krahasojë çmimet e mallrave dhe shërbimeve bazë nga një zyrtar ndërkombëtar në çdo vend pune, me çmimin e së njëjtës shportë mallrash dhe shërbimesh në Bruksel.

Për shkak të rëndësisë së kostove të strehimit në shpenzimet e përgjithshme të ekonomisë familjare, anketa specifike e qirasë kryhet çdo vit në bashkëpunim me agjencitë më të rëndësishme të pasurive të patundshme. Çmimet e qirasë mblidhen rreth mesit të vitit për lloje të caktuara të akomodimit në lagjet e paracaktuara. Informatat e marra dhe që rrjedhin nga anketime të ngjashme në vitet e mëparshme përdoren për të përcaktuar diferencën në çmimet e qirasë për të njëjtin lloj prone, ndërmjet Brukselit dhe secilit vend tjetër ku kryhet sondazhi./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.