Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një ‘fermë kanabisi’.
Artur Koka u kap me 175 bimë kanabisi në një fermë ku punonte si kopshtar.
Oficerët nga ekipi i policisë së lagjes Stamford, Bourne dhe Deepings morën informacione që i çuan ata drejt ‘shtëpisë së barit’ në Northorpe, Thurlby.
Një ekip specialistësh që punonte me policinë shkatërroi bimët dhe sistemin e rritjes hidroponike.
Sakaq, Koka ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.
