Ashtu si në Shkodër dhe në vende të tjera ku kryeministri Edi Rama ka takime për turin “Bashkia që duam”, edhe në Elbasan protestuesit janë mbledhur në Bradashesh për të mos lejuar Ramën të vijojë takimin në këtë qytet.
Ata janë përplasur edhe me policinë, teksa kjo e fundit i ka kërkuar të mos bllokojnë rrugën. Nga pamjet vihet re edhe prania e Forcave Speciale, të cilët tentojnë të shpërndajne grupin e protestuesve. Këta të fundit thonë se e kanë shpallur Ramën “non grata” në Elbasan.
