Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Siguria në plazhe, Policia tregon bilancin: Janë bllokuar 21 mjete lundruese

14:48 / August 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skafi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese; 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka. 15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.

Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.

Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord. Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Policia Siguria në plazhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.