Qëlloi me armë zjarri kallashnikov, brenda një banese, dhe iu rrezikoi jetën anëtarëve të një familjeje, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Pas marrjes së njoftimit se rreth orës 23:00, të datës 20.08.2023, brenda një banese në fshatin Potom, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë së Skraparit, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. T., 34 vjeç, banues në fshatin Potom, Skrapar.
