Në Portin e Durrësit, një i ri është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte në Francë një armë zjarri. I arrestuari është Valmir Ademi nga Kosova, i cili është rezident në Francë. Në makinën e tij Fiat 500 u gjet e fshehur pistoleta dhe 2 krehëra të saj. Policia kishte informacion se 21-vjeçari po tentonte të trafikonte pistoletën drejt Francës. Nga kontrollet në makinën, arma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa i riu akuzohet për trafikim të armëve dhe municionit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
