Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Partizani mposhtet në ndeshjen e parë në Kazakistan

18:25 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
partizani 3 770x416 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani mundet 1-0 në Kazakistan nga vendasit e Astanës në ndeshjen e parë të play-off të Conference League, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit në grupe të këtij kompeticioni. Një humbje minimale që lë shanse për të kuqtë në kthim.

Vendasit ushtruan presion që në fillim të ndeshjes dhe krijuan disa mundësi shënimi, ndërsa të kuqtë më shumë u mbrojtën dhe nuk shfrytëzuan për asnjë moment në pjesën e parë kundërsulmin. Dhe pas shumë tentativash, kazakët gjetën golin e parë në minutën e 41-të me anë të Loçar, i cili me një gjuajtje nga jashtë zone mposht portierin Qirko.

Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë Astana shënon edhe golin e dytë, por fati kësaj here është me Partizanin, pasi për punë centimetrash VAR jep pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë kampionët e Shqipërisë dalin më përpara dhe në minutën e 62-të krijojnë një mundësi të mirë shënimi, me Rrapajn që për pak nuk shënon, topi shkon gjitur me shtyllën.

Vendasit zgjohen dhe marrin frenat e lojës në dorë, duke realizuar tjetër gol të bukur, por edhe në këtë rast Partizani është me fat, pasi VAR sheh sërish pozicion jashtë loje. Pas kësaj demat marrin zemër dhe dalin para për golin e barazimit, por e gjejnë dot.

Në fund Astana shënon një tjetër gol, por VAR kthehet në makth, anulohet përsëri për jashtë loje. Kazakët insistojnë në 9 minutët shtesë, por nuk ia dalin dot. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.